Numër i ulët i të shëruarve nga virusi

Numër i ulët i të shëruarve është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Nga të dhënat që u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë, nga Covid-19 janë shëruar vetëm 186 pacientë.

Prej tyre, 50 janë në Shkup, 29 në Prilep, 25 në Kavadar, 15 në Kumanovë, 14 në Tetovë, 9 në Veles, 8 në Negotinë, nga 6 të shëruar ka në Koçan dhe Gjevgjeli, 5 të shëruar janë regjistruar në Gostivar, nga 5 të shëruar ka në Strumicë dhe Krushevë, 3 të shëruar ka në Bogdanci, nga 2 të shëruar janë në Shtip, Sveti Nikollë dhe Vallandovë, ndërkaq nga 1 të shëruar ka në Dellçevë dhe Probishtip, transmeton TV21.

Në po të njëjtën periudhë janë 722 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19.