Nuk zgjidhet Komisioneri Parlamentar për FSK-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot nuk kanë arritur të zgjedhin Komisionerim Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit që u bë sot.

“Konstatoj sipas rezultateve asnjëri nga kandidatët nuk e ka marrë numrin e nevojshëm për t’u zgjedhur Komisioner Parlamentar të FSK-së, le të përsëritet konkursi për këtë pozicion”, ka thënë Konjufca./Klankosova.tv.