Nuk u dhanë përparësi këmbësorëve, gjobiten 44 shoferë

Janë sanksionuar 44 drejtues të automjeteve për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve në kontrollin që e ka zbatuar policia sot prej orës 08 deri në orën 12 në territorin e SPB Shkup.

Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Që atje paralajmërojnë se vazhdojnë me kontrollet e tilla aksionale.

“U bëjmë apel shoferëve gjithmonë t’u japin përparësi këmbësorëve, gjegjësisht t’i respektojnë rregullat e komunikacionit. Gjithashtu, u bëjmë apel edhe këmbësorëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ta kalojnë rrugën në vendkalim për këmbësorët pasi mosrespektimi i rregullave të komunikacionit do të sanksionohet”, prosisin nga MPB.