Nuk shfuqizohen masat anti-virus, shkak ngecja në vaksinim!

Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut ka ngecur dhe për këtë arsye vazhdojnë të jenë në fuqi masat për certifikatat-covid, maskat dhe protokolle të tjera.

Hapi i ardhshëm që Ministria e Shëndetësisë e ka menduar është që mjekët amë t’i thirin pacientët e tyre për tu vaksinuar nëpërmjet SMS-porosive.

BEKIM SALI – MINISTËR I SHËNDETËSISË 1619 3.44 – 4.15 alb

“Gjatë tre javëve të para të mandatit tim kisha disa apele dhe shfrytëzoja çdo mundësi për të bërë apel për vaksinim. Po apelet nuk po ndihmojnë ministër. Pasi që ajo nuk na ndihmoi, tani jemi në fazën e dytë, ku prej sot kemi filluar me ftesa direkte me SMS porosi, direkt në telefon të pacientëve përmes mjekëve amë, me sistemin e Terminit tim, pacientët janë të thirur në 40 punkte të vaksinimit dhe me kohë të caktuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, transmeton TV21.