Nuk ndalet Dua Lipa, ka një befasi për fansat

Dua Lipa ka pak ditë që publikoi projektin e ri muzikor me titull “Hallucinate”, të shoqëruar me një video të animuar.

Këngëtarja nuk është ndalur me kaq, ajo njoftoi se nesër (e enjte) do të publikohet kënga e saj e re dhe kësaj radhe është bashkëpunim.

“Un dia/ One day” titullohet kënga e re e Duas, të cilën e sjell në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, Tainy dhe Úrsula Corberó.

Kujtojmë se Ursula njihet si Tokyo në serialin e famshëm “La Casa de Papel”.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Dua Lipa bashkë me artistët me të cilët bashkëpunoi.