Nuk ndalet Don Xhoni, zbulon datën e këngës së re

Reperi Don Xhoni është goxha aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat po priten shumë mirë nga ana e publikut, shkruan lajmi.net.

Me anë të postimit të fundit, Don Xhoni njoftoi se kënga e tij e re titullohet “Shot Caller”, ndërsa do të publikohet më 15 maj.

Ai tre javë më parë publikoi këngën “Maffia”, e cila brenda kësaj periudhe të shkurtër arriti të grumbullojë tetë milionë klikime.

Me anë të një postimi, Don Xhoni u shpreh i lumtur për këtë projekt ndërsa shkruan “Urime 8 milionë babooo. Tregu evropian, po të shoh”.

Ndryshe, kënga “Maffia” u publikua më 8 prill dhe erdhi pas suksesit me “Kokaina” dhe “Freestyle”. /Lajmi.net/