Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Vjollca Haxhiu, ka befasuar ndjekësit me pamjen e saj të re.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, ajo duket dukshëm më e freskët dhe me një pamje rinore, duke marrë vëmendje për transformimin e saj.
Vjollca, e cila prej vitesh është një nga emrat më të njohur të muzikës tradicionale, ka ruajtur gjithmonë një imazh të kujdesshëm në publik, shkruan “Kosovarja”.
Postimi i saj i fundit ka ngjallur interes për stilin dhe mënyrën se si ajo arrin të mbajë një pamje kaq të përtrirë.