Nuk mbajti premtimin për rastin e “Kumanovës” dhe “Monstrës” – Qytetarët komentojnë dorëheqjen e Zaevit

Pas katër vjet e gjysmë në krye të ekzekutivit, Zoran Zaev nuk është më kryeministër. Kuvendi sot konstatoi dorëheqjen e kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaev. Ndërsa opozita pritimi me duartrokitje largimin e Zaevit, qytetarët shprehen të ndarë në vlerësimet e tyre lidhur me punën e tij si kryeministër. Disa mendojnë se Zaev nuk përmbushi premtimet e tij për të cilat u mbështet nga qytetarët, ndërsa disa të tjetër vlerësojnë se ka bërë punë të mëdha. Prononcimet e qytetarëve mund t’i ndiqni në videon më poshtë.