Nuk kalon propozimi për amnistimin e të dënuarve të “27 Prillit”

Me vota 41 PRO, 58 kundër dhe 1 abstenim, nga gjithsej 99 deputetë të pranishëm në sallë nuk kaloi Propozimi i Ligjit për amnisti e të dënuarve të “27 Prillit”, bëri të ditur avokati Janaki Mitrovski, ekipi juridik i të cilit bashkë më zyrën e avokatëve Peshevski dhe Timovski e parashtruar këtë iniciative në Kuvend. Është hedhur në votim nëse kjo pikë duhet të jetë në rendin e ditës së Kuvendit, por nuk ka pasur vota të mjaftueshme nga deputetët që të kalojë, kështu që kjo nismë përfundon këtu. Kjo nismë ka nisur kohë më parë dhe VMRO-DPMNE e ka pranuar dhe e ka dorëzuar si projektligj në Kuvend.