Nuk ka zjarre aktive në RMV, një është vënë nën kontroll

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur 13 zjarre në 24 orët e fundit, mirëpo për fat të mirë, tani për tani nuk ka zjarre aktive, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Momentalisht vetëm një zjarr është nën kontroll, ndërsa janë shuar gjithsej 12.

Zjarr nën kontroll:

1. Komuna e Berovës
– Lokacioni: Mali Goten drejt Maleve të Malëshevës
– Lloji i vegjetacionit: pishë, ah, pyll me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët.

Zjarre të shuara:

1. Komuna e Radovishit – mbi fshatin Podaresh (pyll me drunj të ulët dhe vegjetacion i ulët)
2. Komuna e Gazi Babës – f. Trubarevë (mbeturina)
3. Komuna e Haraçinës – f. Grushinë (mbeturina)
4. Komuna e Prilepit 1 – f. Beshishtë, vendi “Kodra e Beshishtës”, një degë drejt f. Gradeshnicë (komuna e Novacit) dhe një tjetër drejt kufirit me Greqinë
5. Komuna e Prilepit 2 – midis fshatrave Careviq, Smollanë, Radobil dhe Dren (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
6. Komuna e Prilepit 3 – f. Staro Lagovë dhe f. Novo Lagovë (kashtore)
7. Komuna e Prilepit 4 – te Liqeni i Mermerit (vegjetacion i ulët)
8. Komuna e Gjevgjelisë – f. Miletovë (vegjetacion i ulët)
9. Komuna e Kavadarit – midis fshatrave Galisht dhe Qesendrë (vegjetacion i ulët dhe bar i thatë)
10. Komuna e Karbincit – f. Junuzli (pyll)
11. Komuna e Maqedonska Kamenicës – f. Qosevicë, mahalla Karaxhevcë (pyll me pisha)
12. Komuna e Zhelinës – f. Cerovë (mbeturina)

Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut përballet me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.