Nuk ka vend për panik nga refugjatët afganë, vendi është i sigurt

Nëse nuk paraqitet diçka e papritur, deri më tani është e suksesshme tërheqja e qytetarëve tanë nga Kabuli. Nga orët e hershme të mëngjesit arritëm ta tërheqim grupin më të madh të qytetarëve tanë të cilët ishin në Kabul, deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët u regjistruan në aeroportin në Kabul të Afganistanit, kanë hipur në fluturimet ushtarake dhe janë transferuar në Doha (Katar) dhe Abu Dabi (EBA). Të gjithë qytetarët tanë janë të sigurt, ndërsa rrjeti diplomatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme në këto vende është në kontakt të drejtpërdrejtë dhe ata së shpejti vazhdojnë drejt Shkupit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dje deklaroi se rreth pesëdhjetë qytetarë të RMV-së janë zhvendosur nga Kabuli në Doha dhe Abu Dabi, ndërsa edhe 19 qytetarë tanë janë rrugës për në Doha. Të gjithë më pas, me fluturime të rregullta civile përmes Katarit dhe Londrës duhet të kthehen në vend.

Sipas informatave të fundit, 14 qytetarë tanë ende ndodhen në bazën e NATO-s në Kabul, ndërsa disa prej tyre pritej dje të transprotohen në mënyrë të sigurt. Tre mbeten në bazën e NATO-s, në pajtim me orarin e tyre të obligimeve.

Qeveria e RMV-së vazhdon me koordinim intensive me fuqitë aleate të NATO-s, me ambasadën e SHBA-së në vend dhe me organizatat ndërkombëtare në kuadër të misionit ndërkombëtar dhe humanitar për dërgim dhe shpëtim të popullatës civile paqedashëse afgane.

Qeveria, siç kumtuan dje, ka ndërmarrë obligimin për pranimin e 450 qytetarëve nga popullata lokale nga Afganistani dhe atë të punësuar dhe grad he fëmijë nga familje të të punësuarve në misionet humanitare dhe paqeruajtëse, aktivistë nga organizatat për të drejta të njeriut, gazetarë, përkthses, student, bursistë, si dhe qytetarë të cilët gjatë 20 viteve të fundit ishin mbështetje e forcave aleate të NATO-s në Afganistan, përfshirë edhe të armatës së Maqedonisë së Veriut.

Pjesa më e madhe nga 450 qytetarët të cilët pritet të arrijnë deri nga fundi i javës, ceket në kumtesë, varësisht nga rrethanat në aeroportin në Kabul, janë koordinuar dhe organizuar nga ana e organizatës joqeveritare amerikane Instituti nacional demokratik (NDI).

Përndryshe, Qeveria solli vendim për t’i liruar nga shpenzimet për dhënie të vizave të gjithë qytetarët nga Afganistani të cilët do të arrijnë në vend, ndërsa shpenzimet për vendosjen e tyre n[ë disa hotele dhe motele në vend tërësisht do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare dhe nga SHBA-ja, gjithnjë deri në largimin e tyre drejt SHBA-së apo vendeve të treat, si destinacion i tyre i fundit.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për siguri nacionale, ndërkaq janë angazhuar në mënyrë të shpejtë dhe efikase t’i kryejnë të gjitha obligimet operative, të sigurisë dhe administrative për pranimin e qytetarëve nga Afganistani dhe për dërgimin e tyre drejt kapaciteteve hotelierike ku do të vendosen.

Qeveria bën thirrje për informim të kujdesshëm, me përgjegjësi dhe të saktë lidhur me misionin ndërkombëtar humanitar për të cilin Maqedonia e Veriut ndërmori nismë për përfshirje dhe ndihmë. Askush nuk ka të drejtë t’i frikësojë qytetarët me informata të pasakta, të rrezikshme dhe të shtrembëruara siç janë ato se gjoja vendin do ta popullojnë me ekstremistë talebanë.

Siç kumtuan dje nga Qeveria, qytetarët nga Afganistani do të arrijnë me fluturime saktë të organizuara ajrore, të njejtit janë të punësuar apo anëtarë të familjeve të të punësuarve në misionet lokale dhe ndërkombëtare demokratike dhe fare nuk janë emigrantë ilegalë, ata nuk do të vendosen as në qendrën e pranimit në Gazi Babë, as në kapacitetet preventive në Bardovc.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev mori mbështetje nga kryetari i Institutit nacional demokratik, Derek Miçel për vendimin për pranim të civilëve afganë në vend.

“Instituti nacional demokratik e përshëndet kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tij për të pranuar civilë afganë në telashe, të cilët jetën e tyre ia kushtuan shoqërisë së qetë multietnike me të drejta të barabarta për të gjithë. Një lidership dhe solidaritet i tillë është ajo që kërkohet në kohë krize”, shkroi në profiling e tij në Tuiter kryetari i organizatës joqeveritare me ndikim, e cila është e përkushtuar në avancimin e demokracisë në botë.