
Arsenali e ka identifikuar Brahim Díaz si një objektiv madhor për të përforcuar repartin ofensivë për sezonin e ardhshëm.
Trajneri Mikel Arteta beson se mesfushori ofensivë i Real Madridit mund të jetë çelësi për rritjen e konkurrencës në krahë, veçanërisht në krahun e majtë, ku performanca e Gabriel Martinellit ka ngritur pikëpyetje.
Për më tepër, spanjollo-marokeni ofron fleksibilitet të madh, pasi mund të alternohet edhe me Bukayo Sakan, si dhe të zëvendësojë Martin Odegaardin si 10-sh.
Aftësitë teknike dhe inteligjenca taktike e Brahimit janë vlerësuar prej kohësh në Londër. Aftësia e tij për të depërtuar në mbrojtjet kundërshtare, vizioni në ndërtimin e aksioneve dhe lëvizshmëria mes pozicioneve sulmuese e bëjnë atë një lojtar ideal për një skuadër që synon të konsolidohet si forcë e madhe në Ligën Premier.
Arteta, i cili e njeh mirë lojtarin nga koha te Manchester City, e konsideron atë një përforcim që mund të sjellë ndikim të menjëhershëm.
Në anën tjetër, situata e Brahim Díaz te Real Madridi mbetet e paqartë. Edhe pse ai ka dhënë kontribut të mirë sa herë që ka pasur minuta me gola dhe asistime në momente të rëndësishme, konkurrenca e fortë në ofensivën madrilene, e përforcuar nga forma në rritje e të rinjve si Arda Guler dhe rikthimi i Nico Paz, e kanë shtyrë në plan të dytë.
Në këtë rrethanë, klubi nuk e përjashton shitjen e tij nëse vije një ofertë mbi 60 milionë euro.
Arsenali është i gatshëm të veprojë me vendosmëri, duke qenë se rrethi i futbollistit vlerëson një lëvizje që do t’i garantonte më shumë hapësira në fushë dhe një rol më të rëndësishëm në skuadër.