Në fillim të kësaj vere, Barcelona finalizoi një marrëveshje për të nënshkruar me Vitor Roque nga Athletico Paranaense. Megjithatë, si pjesë e marrëveshjes, 18-vjeçari do të qëndrojë në klubin brazilian për pjesën e mbetur të sezonit të tyre, i cili përfundon në dhjetor.
Pavarësisht kësaj, Barcelona ka shpresuar të sjellë përpara ardhjen e Roque në këtë verë, pasi ata do të kenë mundësi për ta regjistruar atë në La Liga pas largimit të Franck Kessie dhe Ousmane Dembele.
Ata thuhet se kanë planifikuar takime me Athletico Paranaense për të diskutuar këtë çështje, megjithëse drejtori i klubit brazilian, Alexandre Mattos, tani ka ‘derdhur ujë të ftohtë’ mbi shanset e Barcelonës për të marrë menjëherë lojtarin e tyre.
“Nuk ka asnjë shans që Vitor Roque të largohet dhe t’i bashkohet Barçës në gusht. Ai do të largohet në janar, ky ishte pakti me Barçën dhe do të respektohet”.




