Nuk ka rritje të numrit të emigrantëve në kufirin me Greqinë

Pas tentimit të 24.000 emigrantëve për ta kaluar kufirin greko-turk në lumin Marica gjatë fundjavës dhe pardje, autoritetet tona sigurojnë se nuk ka numër të rritur të emigrantëve në kufirin jugor dhe u bëjnë apel mediave të mos përhapin lajme të rrejshme për krizën e emigrantëve.

Organet shtetërore në bazë ditore po ndjekin se çfarë po ndodhë në kufirin jugor. Që para ca kohësh është aktivizuar edhe organi i ri për koordinimin e shërbimeve, ndërsa që para dy ditësh edhe kontingjenti i Armatës në linjën kufitare është rritur për 10 deri në 15 herë.

Shefi i shtetit dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së djeshme të pjesëtarëve të armatës në Gjevgjeli, të cilët janë të angazhuar për sigurimin e linjës kufitare ndaj Greqisë, deklaroi se deri më tani nuk ka rritje të numrit të emigrantëve në kufirin jugor, përveç numrit të zakonshëm për këtë periudhë të vitit.