Nuk ka ndonjë befasi me specifikë të fëmijëve të cilët deri më tani ishin diagnostikuar te ne sa i përket të sëmurëve të tjerë të diagnostikuar me Kovid-19, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i pyetur për atë se vallë edhe te ne është regjistruar i sëmurë me Kovid-19 te fëmijë me simptoma asimptomatike, siç është rasti në dy javët e kaluara në disa vende të Evropës.
“Sa i përket fëmijëve të cilët deri më sot ishin diagnostikuar te ne nuk kishte ndonjë befasi me specifikë sa i përket të diagnostikuarve të tjerë. Në këtë drejtim edhe e gjetura në mushkëritë e bardha, çrregullimi i gjakut ishin në kuadër të asaj se si lëviz manifestimi te të moshuarit. Domethënë nuk kishte ndonjë specifikë të veçantë”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nga MEDIAL në konferencën e sotme për media.
Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Britani të Madhe informuan se po tentojnë të konfirmojnë se a eksiton lidhje me pandeminë e virusit korona dhe dhjetëra fëmijë të cilët para pak kohësh ishin pranuar në kujdes intensiv në Britaninë e Madhe dhe pesëmbëdhjetë në Francë, pasi kishin zhvilluar formë atipike të sëmundjes në enët e gjakut, që i ngjan sëmundjes Kavasaki.