Nuk ka më orë policore, nesër hapen kafenetë

Që nga dita e sotme më nuk ka orë policore. Ky është vendimi i Qeverisë me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Qeveria gjithashtu vendosi që objektet hotelierike dhe gastronomike të hapen që nga dita e enjte, respektivisht që nga nesër . Por, sot pritet të hartohet protokolli i posaçëm i masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit korona. Gastronomët kërkojnë që përveç në tarraca dhe në kopshtet verore, mysafirë të mund të pranojnë edhe brenda lokaleve.

Ndonëse Komisioni propozoi edhe hapjen e kufijve të shtetit që nga 1 qershori, Qeveria këtë rekomandim do ta shqyrtoj në seancën e radhës.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje në emisionin 200 në Alsat tha se pas lirimit të masave do të duhet kujdes i shtuar i qytetarëve për të mos rikthyer një valë të re të epidemisë.

Këto janë një pako e lirimeve të masave shtrënguese, ku qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se patjetër t’i respektojnë rekomandimet sidomos mbajtja e maskave dhe distanca. Nuk duam të lejojmë që shkaku i mosrespektimit të masave të kemi sërish një pik që do të na kthejë pas në masa shtrënguese. Unë besoj se qytetarët janë shumë të vetëdijshëm, kemi situatë që mirë menaxhohet nga sistemi shëndetësor dhe mund të nisim me lirimin e masave shtrënguese”-pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Kryeministri Oliver Spasovski, nl pres konferencën e djeshme deklaroi se nëse në të ardhmen përsëri përkeqësohet situata me virusin dhe rritet numri i të infektuarve, do të kthehen masat kifizuese. Që kufizimet më rigoroze të mos përsëriten, ai bëri apel që qytetarët të respektojnë masat më të buta si mbajtja e maskave, distancës dhe larja e duarve.

Nga Ministria e Shëndetësisë, sot përkujtojnë se pas lehtësimit të masave shtrënguese, qytetarët duhet të zbatojnë plotësisht masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga virusi siç janë mbajtja e detyrueshme e pajisjeve mbrojtëse, larja e shpeshtë dhe dezinfektimi i duarve, si dhe ruajtja e distancës fizike prej 1.5 deri në 2 metra.