Nuk ka masa shtesë restriktive

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk ka rekomanduar masa shtesë restriktive në mbledhjen e sotme.

Kështu, në fuqi do të vazhdojë të jetë masa e kufizimit të lëvizjes – ora policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00, transmeton TV21.

Sipas asaj që deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ClickPlus masa shtesë restriktive nuk propozohen, pasi ora policore është duke dhënë rezultatet e veta.