Nuk ka koronavirus në Kosovë

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me koronavirusin në Kosovë edhe sot u takua për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vendin tonë lidhur me Covid-19. Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia në një konferencë për medie ka bërë të ditur se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast me koronavirus. Sipas të dhënave të OBSH-së Kosova bën pjesë në mesin e vendeve me rrezik të ulet në raport me koronavirusin.