Nuk janë të martuar ligjërisht, Ronaldos dhe Georginës nuk u lejohet të jetojnë bashkë në Arabinë Saudite?

Cristiano Ronaldo dukej se po kënaqej gjatë prezantimit të tij me klubin e ri Al Nassr, teksa nisi një aventurë të re në jetën e tij.
Pasi i tha lamtumirë futbollit evropian, ndoshta përgjithmonë, u zbulua se edhe ish-agjenti i tij Jorge Mendes i kishte dhënë lamtumirën gjatë muajit të kaluar, shkruan Football Espana.

Ronaldo do të nisë aventurën e tij të re së bashku me fëmijët dhe partneren e tij Georgina Rodriguez, e cila ka ngritur disa pikëpyetje për zhvendosjen e saj të re.

Portugezi dhe Rodriguez nuk janë ende të martuar ligjërisht dhe në Mbretërinë e Arabisë Saudite është e paligjshme që një burrë dhe një grua të jetojnë nën të njëjtën çati pa qenë kështu. Megjithatë nuk ka pasur asnjë sugjerim se kjo nuk do të jetë kështu.

Mediat e huaja i janë referuar një raporti nga EFE, i cili përmban opinionin profesional të dy avokatëve të Arabisë Saudite për këtë çështje.

“Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos persekutojnë askënd. Sigurisht, këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”.

Kjo pikëpamje u mbështet nga avokati i dytë, i cili nuk u emërua.

Autoritetet e Arabisë Saudite, sot, nuk ndërhyjnë në këtë çështje [në rastin e të huajve], por ligji vazhdon të ndalojë bashkëjetesën jashtë martesës.

Duket se shkelja e Ronaldos është vendosur të anashkalohet dhe është e vështirë të imagjinohet një botë ku kjo shkakton ndonjë problem për Ronaldon, duke pasur parasysh profilin e tij. Pikëpamja cinike mund të jetë se bazuar në dëshminë e avokatëve, ekziston një rregull për ata që kanë para dhe një tjetër për ata që nuk kanë para.