“Nuk ikën askush nga Tirana pa mbjellë një pemë”, Dua Lipa mbjell një pemë në Tiranë me Erion Veliaj

Dua Lipa, këngëtarja kosovare me famë të gjerë ndërkombëtare po korr suksese të njëpasnjëshme, shkruan lajmi.net

Ajo së fundi po viziton Shqipërinë teksa erdhi për të qenë e pranishme dhe për të parë punimet në çerdhen e cila është në ndërtim e sipër në Tiranë, mbështetur nga fondacioni i këngëtares në Kosovë, ‘Sunny Hill Foundation’.

Ajo si duket ka vazhduar traditën e Elion Veliaj për të mbjellë një pemë në Tiranë, teksa u pa duke dhënë kontributin e saj edhe në mbjelljen e pemës

“Për hajër… Nuk ikën askush nga Tirana pa mbjellë një pemë”, shkroi Erion Veliaj në mbishkrimin e videos./Lajmi.net/