Nuk i ndahet asnjë moment, kush është gruaja që e ndjek me “GPS” Arbër Hajdarin?

Është një grua që e ndjek Arbër Hajdarin me GPS, dhe jo nuk është bashkëshortja e tij.
Bëhet fjalë për nënën e opinionistit.

I ftuar në në emisionin “S’e luan topi”, ai u shpreh se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.

“Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku. I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.”