Jose Mourinho hodhi medaljen e tij të argjendtë të Ligës së Evropës te një tifoz i ri i Romës në tribunë pasi skuadra e tij u mund nga Sevilla në penallti.
Sevilla u kurorëzua kampione e Ligës së Evropës për herë të shtatë mbrëmjen e së mërkurës, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 1-1.
Megjithatë, klubi spanjoll e zgjeroi rekordin e saj të jashtëzakonshëm në këtë garë pasi Gonzalo Montiel shënoi penalltinë e fitores.
Skuadra e Jose Luis Mendilibar shpejt festoi triumfin e tyre në Ligës të Evropës, por përpara se të ngrinte trofeun, Mourinho mori medaljen e tij dhe ia dha atë një tifozi të ri në tribunën e Puskas Arena.
Pas ndeshjes, “Special One” tregoi pse e bëri atë gjest duke dhuruar medaljen.
“Unë i mbaj medaljet e arta, nuk i dua ato të argjendta dhe i dhuroj gjithmonë”, ka thënë Mourinho pasi humbi finalen e tij të parë si trajner.
Ndryshe, Mourinho deri para kësaj humbje kishte pesë fitore nga pesë finale të luajtura në garat evropiane.
Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, djali fatlum që mori medaljen e argjendtë, pozoi menjëherë me të dhe fotot e tij u bënë virale në rrjetet sociale.