Nuk fitoi asgjë me Al Nassr / Ronaldo merr pushim nga klubi arab dhe niset për në Portugali

Skuadra e Al Nassr sonte luan ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite kundër Al-Fateh.

Në këtë grumbullim nuk është emri i Cristiano Ronaldos, i cili nuk arriti te fitonte asgjë me ekipin e tij arab, shkruan Lajmi.net

Ronaldo është nisur për në Portugali për të pushuar me familjën e tij dhe për t’u bërë gati për ndeshjet me Kombëtaren e Portugalisë.

Kombëtarja e Portugalisë gjatë muajit të ardhshëm (qershor) luan dy ndeshje për kualifikim në EURO 2024. Më 17 kundër Bosnjës dhe më 20 kundër Islandës./Lajmi.net/