Nuk është ulur papunësia, por ka ikur rinia dhe kemi më pak punësime, Aleanca e demantoi Qeverinë

Partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët, ka vlerësuar që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka gënjyer në lidhje me uljen e papunësisë, bazuar në statistikat e fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

demanton në mënyrë kategorike pretendimet e Qeverisë për ulje të papunësisë dhe këtë e vlerësojmë si një tentim për mashtrim të qytetarëve dhe fshehje të dështimeve të kësaj Qeverie.

“E vërteta është e kundërt me atë që pretendohet. Në realitet të dhënat zyrtare dëshmojnë se nuk është ulur papunësia, por është ulur numri i popullatës që në mënyrë aktive kërkon punë. Ky numër zvogëlohet vazhdimisht, nga viti në vit dhe është pasojë e ikjes së të rinjve dhe forcës punëtore nga vendi”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata theksojnë që vetëm për dy vjet janë larguar 30 mijë qytetarë aktiv nga vendi, duke numëruar që në vitin 2019 kishte 807 mijë të punësuar, ndërsa tani 795 mijë, derisa për tre muaj popullata aktive ka rënë për 7 676.

“Në të njëjtën periudhë tre mujore kemi edhe rënie të numrit të të punësuarve. Në kuartalin e tretë 2021 ka pasur 796,681 të punësuar, ndërsa në kuartalin e katërt 795,276 apo 1,405 më pak të punësuar”, deklarojnë nga Aleanca.