Nuk e vazhdojnë shkollimin se s’kanë transport! Nxënësit e Leshnicës së Epërme duhet të ecin 3.5km në këmbë

Në mungesë të transportit, nxënësit e shkollës së mesme të Leshnicës së epërme detyrohen që këtë rrugë ta ecin në këmbë deri te shkolla më e afërt që ndodhet në Leshnicën e poshtme. Ndonjëherë prindërit i dërgojnë me makina private, por jo çdoherë kanë mundësi. E për shkak se duhet të ecet diku rreth 3.5 kilometra shumë nxënës nuk e vazhdojnë shkollimin. Për momentin vetëm një nxënës shkon në shkollë.

“S’kanë, ata i dërgojmë vetë, por dimrit edhe ne nuk kemi mundësi se si kemi veturat e mira. Zihet rruga dhe ngelin edhe pa mësim fëmijët. Prej komunës kemi lyp shumë herë dhe na thonë çoni vetë. Na thonë s’ka shumë janë një dy, por ai njëri duhet të shkojë. Shkaku transportit e kanë lënë, nuk shkojnë se nuk kemi kushte. Si ta dërgosh teposhtë? Si kemi veturat e forta dhe ngelin fëmijët pa mësim.”

Ky fshat bie mbi komunën e Zhelinës, ndërsa nga Bashkësia Lokale thonë se disa herë kanë kërkuar nga komuna që tu sigurojë transport, por nga atje u kanë thënë se nuk kanë llogari për një nxënës të dërgojnë veturë.

“Jam ankuar. Kam shkuar në komunë që një transport ta sigurojë se fëmijët mos ngelin rrugëve se dimri vjen edhe ata ok ok edhe nuk e kanë marr parasysh hiq. Edhe kur bien borë këtu nga 20 deri në 50 centimetër edhe ti nuk ke mundësi t’i dërgosh edhe ai ose do vonohet në orë ose nuk shkon. E ka në ora shtatë të jetë atje. Ai arrin në ora 9 dhe këto janë probleme. A ka nxënës që shkaku transportit nuk shkojnë në shkollë? Ka edhe nga ata që shkaku transportit nuk shkojnë. Ka prind që nuk ka as veturë edhe detyrohet që të shkojë në këmbë. Ata që shkojnë në këmbë frikohen. Me qenë pas ditës ai duhet të vijë ora tetë në mbrëmje, frikohen. Unë sa herë kamë dal më veturë e kam pritë”, tha Mefail Xhelili, kryetra i bashkësisë lokale.

Pyetëm në Komunën Zhelinës por deri tani kemi marrë përgjigje.

Ndryshe Leshnica e Epërme është fshat malor, ndërsa shpërngulja e banorëve ka bërë që në këtë fshat të mos ketë më shumë se 200 banorë./TV21