Nuk e lëshonte të dilte nga shtëpia dhe ia mori celularin

Kishte ardhur nga Gjermania në Shkup, ku u përballë me dhunë dhe kërcënime.
Vajza me datën 4 mars të këtij vitit, kishte arritur të shmanges dhe t’i paraqitet nënës sajë, e cila e kishte alarmuar policinë. Policia arriti ta identifikojë adresën, ndërsa veproi pasi e kishte vlerësuar shkallën e rrezikut.
Është arrestuar shkupjani për shkak të sulmit fizik dhe kërcënimeve ndaj vajzës 22 vjeçe, të cilën paraprakisht e kishte njoftuar, njoton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Sipas policisë, më datën 5 mars në ora 16:55 në Shkup, më saktësisht në rajonin e “Gazi Babës”, policët e Sektorit per Punë të Brendshme (SPB) Shkup, e arrestuan shkupjanin me inciale E.A., pas denoncimit se në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht 22 vjecaren të cilën paraprakisht e kishte njoftuar.
Ai e kishte malltretuar vajzën dhe më pastaj edhe kërcënuar. Gjatë qëndrimit ë shtëpinë e tij, ai nuk e kishte lejuar të dilte vet jashtë shtëpie dhe ia kishte marrë celularin. Megjithatë, vajza me datën 4 mars të këtij viti, kishte arritur t’i paraqitej nënës së saj, e cila e kishte alarmuar policinë, ndërsa policia sapo e kishte marrë informacionin, kishte vepruar duke ardhur tek shtëpia ku ishte vajza dhe kërcënuesi.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet të ndërmerren masa adekuate ligjore.(plusinfo)