Nuk duhet humbur reagimi i Capital T kur pyetet për Adrola Dushin gjatë një koncerti

Capital T dhe Adrola Dushi ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre sa i përket raportit mes tyre.

Dyshja nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë në lidhje, por shihen shpesh afër njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Në një koncert së fundi, nuk ka munguar edhe pyetja rreth modeles gjatë performancës së tij.

Disa vajza të pranishme në koncertin e tij, kishin vendosur ta bëjnë trendin e TikTok-ut, duke shkruajtur në telefon teksa e pyesnin se ku është Adrola.

Capital T bëri reagimin epik, teksa përmes gjesteve tregoi se ajo është duke fjetur./Lajmi.net/