Simone Inzaghi nuk i përmbajti emocionet në minutat e fundit të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku skuadra e tij, Interi, u eliminua nga rivali i madh, Milani.
Kuqezinjtë siguruan biletën për në finale pas një fitoreje bindëse 3-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 4-1. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.
Gjatë pjesës së dytë, kamerat e “Canale 5” kapën momentin kur trajneri italian iu drejtua gjyqtarit të katërt me tone të ashpra.
“Nuk dua minuta shtesë, nuk mund të talleni me mua”, ka thënë Inzaghi i revoltuar.
Inzaghi non vuole il recupero. pic.twitter.com/GJAkXDsBNi
— Gianluca Pazzaglia (@gpazzaglia71) April 24, 2025
Pas përfundimit të sfidës, ai e pranoi se skuadra po kalon një moment të vështirë, veçanërisht pas humbjes në fundjavë ndaj Bolognës.
Inzaghi theksoi se dy disfatat e njëpasnjëshme janë shqetësuese dhe kërkojnë reflektim.