Nuk do të mbahen seanca për pyetje të deputetëve dhe brifingu me Xhaferin

Seanca e Kuvendit për shtrimin e pyetjeve të deputetëve dhe brifingu tradicional mujor me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin të parapara për nesër, nuk do të mbahen.

Siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit, aktivitetet e nesërme në Kuvend janë shtyrë për shkak të shpalljes treditore zie në vend pas aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona.