Ronaldo dhe Portugalia do të mirëpresin Suedinë e Kulusevskit në Lisbonë për ndeshjen e së mërkurës në Ligën A, Grupi 3.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo shënoi dy herë ndërsa Portugalia mundi Suedinë 2-0 në ndeshjen e parë në shtator.
“Askush nuk mund ta ndalojë atë. Nëse ai kalon një ditë të mirë, ai vendos gjithçka vetë”, tha Kulusevski përmes Aftonbladet.
“Ne nuk kemi arritur ta ndalojmë atë ndeshjen e kaluar, por kemi një mundësi tjetër të mërkurën”.
“Unë nuk e di se si ta ndaloj atë, duhet të jesh agresiv që ta irritosh atë. Unë e di se si është të luash kundër mbrojtësve agresivë dhe në fund të zhgënjehesh”, vijoi ai.