Novaya Gazeta: “Trazirat e brendshme ruse, më të tmerrshme se lufta bërthamore”

Gazeta opozitare ruse Novaya Gazeta, redaksia e së cilës është shtrënguar ta lëshoi atdheun, e titulloi një intervistë me sociologun Grigory Yudin si më poshtë: “Trazirat e brendshme të shoqërisë ruse janë më të tmerrshme se lufta bërthamore”.

Të gjithë autoritarët neofashistë gjithndej, e natyrisht edhe produkti i klerofashizmit serb, Aleksandër Vuçiqi, këtë konstatim e ka përvetësuar si të ishte për vetë shoqërinë serbe. Prandaj gjithë angazhimin e aparatit shtetëror ai ka vite që e ka përqëndruar në dobi të imanencës së tij politike – atomizimit të shoqërisë.

Serbia sot prandaj nuk ka opozitë.