Nottingham Forest interesohet për Lodin e Atletico Madridit

Nottingham Foresti e ka marrë shumë seriozisht çështjen e përforcimeve në afatin kalimtar veror.
Skuadra angleze së fundi ka shfaqur interesim për lojtarin e Atletico Madridit,Renan Lodi.

Ish-kampionët e Champions League duan ta afrojnë në formë huazimi lojtarin dhe për këtë ofrojnë pesë milionë euro.

Brenda marrëveshjes Nottingham Foresti mëton të jetë edhe mundësia e blerjes përfundimtare të brazilianit.

Në rast se kjo gjë lejohet, anglezët janë të gatshëm të paguajnë hiç më pak se 30 milionë euro për të.

Bisedimet janë duke vijuar ende ndërmjet klubeve.