Norvegjia heq vaksinat AstraZeneca, do t’ia dhurojë Kosovës

Qeveria norvegjeze ka vendosur të bëjë një donacion vaksinash kundër koronavirusit për Kosovën. Në vendimin e fundit të qeverisë shkruhet se shteti norvegjez do të dhurojë plot 182 mijë vaksina të prodhuara nga kompania AstraZeneca-n për Kosovën, vend që ka marrë shumë pak doza deri në këto momente.

Mësohet se më 12 maj e Instituti Norvegjez për Shëndetin Publik vendosi të heqë nga programi i vaksinimit në Norvegji.

Qeveria së shpejti do të përfundojë një marrëveshje me Kosovën në mënyrë që Norvegjia të marrë përsipër zbatimin praktik të transporteve në Kosovë në bashkëpunim me BE.