Transporti hekurudhor në vend është normalizuar plotësisht nga pasditja, pas bojkotit të pjesshëm që filloi dje nga një pjesë e stafit të makinistëve dhe punonjësve ekzekutivë të Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti. Sot është paguar pjesa e mbetur e rrogës për nëntorin dhe po punohet për realizimin e kërkesave të tjera. Pjesa e parë e rrogës u pagua më 18 dhjetor, ndërsa me pagesën e sotme përmbyllet rroga për nëntorin, ndërsa vazhdon koordinimi për realizimin e kërkesave të sindikatës për pagesën e orëve të tejkalimit, rrogës bonus për mbi 150 orë të tejkaluara, rritjen e koeficientit për 0.80 për shkak të rritjes së shpenzimeve jetike, pagesën e shtesës prej 10 për qind të rrogës për thirrje të jashtëzakonshme për punë.
Lajme Normalizohet transporti hekurudhor! Paguhet gjysma e dytë e rrogës së nëntorit




