
Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) gjatë mëngjesit po zhvillohet normalisht. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë nuk ka ndalesa të gjata për hyrje apo dalje nga shteti, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Sipas LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër trasa të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalistikës së vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes fushëgropave, luginave të lumenjve dhe grykave malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për rrugët Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.



