Nora shfrytëzon ditën me diell për të marrë rreze dielli në pishinën e shtëpisë

Nora po relaksohet pranë pishinës në këtë ditë me diell.

Nora Istrefi muajt e fundit ka anuluar të gjitha planet për shkak të pandemisë dhe si gjithë të tjerët po qëndron e mbyllur në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nuk mërzitet nga qëndrimi në shtëpi, pasi ka mundësinë që të relaksohet në pishinën që e ka në kopsht.

Ditën e sotme ajo mori rreze dielli bashkë me Reneenë, ndërsa ndau me ndjekësit një video ku shihej vajza në prehrin e saj.

Sa i përket projekteve muzikore, “Anna” mban titullin projekti i fundit nga Nora Istrefi, të cilin e solli në bashkëpunim me Gjikon.