Nora Muçaj publikon këngën e re “Lotët me ti ble”

Artistja e mirënjohur shqiptare, Nora Muçaj, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, “Lotët me ti ble” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Pas një mungese në skenë, këngëtarja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi është bërë nga Chipsi me video të realizuar nga Urban Films.

Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të ketë suksesin e merituar.

Foto: Screenshot/YouTube

Reagimet e para të fansave qenë mjaft pozitive, ndonëse shquhet për stilin dhe zërin e veçantë.

Nora në vazhdim do të jetë aktive edhe me të tjera projekte muzikore.