Nora Istrefi e Robert Berisha sërish bashkë në pushime

Nora Istrefi dhe Robert Berisha vazhdojnë të tërheqin vëmendje sa herë që shfaqen në të njëjtat destinacione.

Edhe pse të ndarë prej vitesh, dyshja shpesh janë parë në vende të njëjta, sidomos jashtë Kosovës, duke ngritur pikëpyetje për raportin e tyre aktual, shkruan “Kosovarja”.

Këtë herë, ish-çifti, të cilët kanë një vajzë bashkë, kanë publikuar pamje nga pushimet dimërore. Të dy kanë ndarë fotografi në “Instastory” teksa po skijojnë në borë, megjithëse nuk shfaqen në të njëjtën kornizë.

Prania e tyre në të njëjtin vend ka mjaftuar për të rikthyer interesin rreth marrëdhënies së tyre.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ribashkim apo thjesht për një pushim familjar, por postimet kanë nxitur sërish kureshtje.