Nora Istrefi duket provokuese në pozat e reja, ndërsa shijon pushimet në Turqi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, momentalisht ndodhet për pushime në Turqi.

Ajo është e shoqëruar nga motrat e saj, Nita dhe Era si dhe vajza e saj, Renee.

Ato si destinacion kanë zgjedhur gjegjësisht Bodrumin, një vend tashmë mjaft i frekuentuar nga shqiptarët.

Foto: Screenshot/YouTube

Duke qenë se është aktive në rrjetet sociale, artistja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi nga arratisja në Instagram.

Zeshkania vjen e veshur me një fustan të gjatë shkëlqyes e me dekolte të hapur, përmes të cilit ka theksuar linjat trupore.

Foto: Instagram

Veç tjerash, krijuesja e hitit “Amanet” ka sjell edhe disa pamje nga vendi luksoz ku është akomoduar.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, i fundit nga Istrefi mbetet “M’ke mungu” në bashkëpunim me Bruno Revoltin.

Ky bashkëpunim i tyre ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.