Nopasaran asociacioni serb në Kosovë!

Shkruan: Medai Shaholli

Kosovës së fundmi nga Europa plakë po i përgatitet kurthi dhe gjëma përmes të ashtuquajturit propozim i thagmës së madhe ‘franko-gjermane’ që të pranojë ‘asociacionin serb’ (Republika Srpska) si kompromis për njohje dhe anëtarësim në OKB dhe organizma të tjera ndërkombëtare, një koncension ky që u dashka bër ndaj palës serbe në emër të stabilitetit dhe kënaqjes së apetiteve serbe në veri të vendit duke i dhuruar në tavolinën e paqës Ujmanin dhe Trepçën.

Sot është momenti kur klasa politike Kosovës si qeveria ashtu edhe opozita nëse kanë një minimum ndërgjegje dhe përgjegjësie kombëtare, duhet të flasin me një zë, duke i thënë qartë miqve ndërkombëtarë se dhuratën e çlirimit nga ana juaj nuk do ua shpërblejmë me falje të një pjese të sovranitetit si dhuratë agresorëve serbë të Beogradit.

Sovraniteti dhe tërësia teritoriale e Kosovës është e pacënueshme dhe e paprekshme kush e fal dhe e shet në emër të paqes dhe për hir të kompromiseve, bën tradhti të lartë ndaj atdheut dhe shtetit.

Ecajaket lart e posht të sejmenëve të Brukselit si Borrelli dhe Lajçaku për ta bindur kryeministrin Kurti të pranojë ‘asociacionin’ si mballosje në emër të kompromisit dhe të paqës janë misione të djallëzuara që kanë për qëllim themelimin e një Republika Srpska brenda Kosovës e që qeveria kurti duhet të jetë e prerë në këtë pikë se Kosova nuk teritore për t’u shitur e as për t’u blerë.

Sugjerimet dhe këshillat e miqve ndërkombëtarë se pa mbështetjen tonë ju nuk keni këllqe ta mbroni Kosovën ndaj duhet të na dëgjoni dhe pranoni ‘coptimin dhe gjymtimin’ e një pjese të trupit tuaj për ta urtësuar Serbinë duhet thënë një Jo të prerë!

Jo asociacionit serb i cili po të pranohesh si i tillë që do shkëpuste Trepçën dhe Ujmanin nga veriu i vendit pa të cilët Kosova mbetej si ‘peshku në të thatë’!

Miq ndërkombëtarë, sejmenë të Brukselit si Borrell dhe Lajçak, Kosva nuk ka asnjë metër katëror për t’i falur shovinistëve serb të Beogradit ndaj, kthehuni në Bruksel dhe jepjani sihariqin Europës plakë se ‘qeveria inatqorre e Kosovës’ nuk do ta pranojë asociacionin serb me kompetenca ekzekutive!

Cilido kryeministër që do ta nënshkruaj atë asociacion do të bëjë tradhti të lartë kombëtare!

Ndaj, nopasaran asociacionit serb në Kosovë!