ShowBiz Noizy paralajmëron koncert të madh në stadiumin Air Albania

Noizy paralajmëron koncert të madh në stadiumin Air Albania

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku apo siç njihet për publikun Noizy, ka pushtuar skenën muzikore shqiptare prej shumë vitesh.

Ai po vazhdon të jetë një nga artistët e preferuar të zhanrit rap, përkundër se estrada viteve të fundit është mbushur me këngëtarë të rinj.

Krjuesi i hitit “Jena Mbretër” në një postim të publikuar disa orë më parë ka njoftuar fansat për një koncert.

Noizy (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë për një mbrëmje që do ta organizojë në Shqipëri, në stadiumin Air Albania.

35-vjeçari mes tjerash shton se në këtë koncert do të ketë edhe artistë ndërkombëtar, por pa zbuluar emrat e tyre.

“Shumë shpejt ju jap datën për koncertin më të madh që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri për muzikë rap. Plus artistë ndërkombëtar si të ftuar special”, tha ai.

Për më shumë do të shohim në vazhdim se çfarë do të zbulojë Noizy.