Noizy nuk ndalet, një javë pas publikon projektin e radhës të titulluar “Chicken dinner”

Ai vazhdon të korrë sukses me projektet e tij muzikore të cilat shëndrrohen në hite të momentit, shkruan lajmi.net.

Vetëm një javë më parë reperi shqiptar pati publikuar projektin e tij të titulluar “Dhimbje”.

Kjo këngë numëron plot dy milionë klikime.

E një projekt tjetër reperi e ka publikuar mbrëmë, ku këtë projekt ai e ka sjellur pa e paralajmëruar fare.

Ky projekt titullohet “Chicken dinner”, dhe është në bashkëpunim me reperët e huaj, Term & Rvchet dhe Dutchavelli.

Kënga këndohet në gjuhën angleze por që reperi shqiptar këndon edhe në gjuhën shqipe.