Noizy: Nuk kam pasur kurrë problem me Unikkatilin

Rap-artisti nga Shqipëria, Noizy, po vazhdon të jetë një emër mjaft i lakuar në faqet rozë.

Ai shpesh është komentuar për raportin me rivalët, ndonëse kohëve të fundit ka qenë i përfshirë në një përleshje me reperin Kleviol Ahmeti – Cllevio.

I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “1KL”, ku mes tjerash ka folur edhe për marrëdhënien me liderin e TBA-së, Unikkatilin.

Krijuesi i hitit “Na jena OTR” thekson se kurrë nuk ka pasur probleme me reperin e njohur kosovar.

Tutje shton se ata që e kanë shfaqur si të tillë kanë qenë fansat, Pporse kurrë nuk pasur ndonjë problem.

“Unë realisht nuk kam pasur asnjë problem me të. Njerëzit që e kanë nxitur këtë janë fansa. As ai nuk ka pasur problem, e as unë s’kam pasur kurrë problem me të”, tha Rigels Rajku (emri i vërtetë).

“Asnjë lloj problemi, zero. S’kemi pasur ndonjëherë problem mesa e di”, shton mes tjerash 35-vjeçari.

Noizy përndryshe me 14 gusht do të mbajë një mega-koncert me të ftuar nga tregu muzikor ndërkombëtar e po ashtu edhe artistë vendor.