Noizy me deklaratë të bujshme për Oriolën, reagon kjo e fundit

Ai u pyet për shumë personazhe të ndryshme, shkruan lajmi.net.

E skishte si të ikte edhe modelja Oriola Marashi e cila dikur kishte marrëdhënie tejet të ngushta me reperin.

I pyetur nëse do të jetonte me një shtëpi me Oriola Marashin cilat gjëra do t’i bënte me të.

Reperi ka habitur kur sqaroi se ka marrëdhënie tejet të mira dhe se po të ishte ajo djalë do e kishte shokë të ngushtë.

‘Bisha. Unë Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun do ishte shoku im më i ngushtë. Është gocë fantastike, zemrën që ka Oriola nuk ka asnjë vajzë tjetër deri më sot. Është shumë e shoqërueshme, e ke për çdo gjë, për çdo problem, për çdo hall mund ta marrësh në telefon, të bisedosh me të, është gocë fantastike. Me Oriolën kemi ndenjur disa vite non stop, grumbull, në studio, nëpër shtëpia, udhëtonim bashkë, është si çun, është gallatë, gango. Është modelja më e mirë që ka pasur Shqiptaria ndonjëherë, madje ka kontrata të frikshme me “Guess”, brand ndërkombëtar dhe e përgëzoj shumë se e meriton çdo sukses që ka arritur’, tha ai.

Kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar Oriolës, e cila e ka publikuar në rrjete sociale. Ajo e ka cilësuar Noizyn si më të mirin e të mirëve.

‘Ke qenë gjithë një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj. Më i miri i të mirëve’, ka shkruar Oriola.

Noizy përveq Oriolës ka folur edhe për shumë gjëra të tjera.