Noizy feston ditëlindjen, ky është personi që e surprizoi në mesnatë

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, sot feston ditëlindjen e tij.

Noizy, sot mbush 36 vjeç, dhe ka pranuar një surprizë qysh në mesnatë shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për mikun e tij të ngushtë, Blerim Destanin.

Ka qenë ky i fundit që ka ndarë në rrjete sociale nga momenti i surprizës ku shihen dhe persona të tjerë.

Ndryshe, në muajin gusht, reperi ka mbajtur koncertin në Tiranë, i quajtur, “Alpha Show”./Lajmi.net/