Noizy dhe Yll Limani po vijnë me bashkëpunim të ri, kënga e tyre rrjedh në internet

Noizy dhe Yll Limani, përveç miqësisë kanë edhe shumë bashkëpunime të shumta.
Bashkëpunimet e tyre pëlqehen nga publiku e shndërrohen në hite, shkruan lajmi.net.

Duket se dyshja po vijnë edhe me një tjetër bashkëpunim.

Siç shihet në një video të postuar në TikTok, kënga titullohet “A thu je”.

Kjo këngë vjen pas hitit “Yalla” të cilën e sollën në bashkëpunim tre muaj më parë dhe në ‘Youtube’ ka marrë miliona klikime.