Njoftim për qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale

Drejtoria e të ardhura publike (DAP) njofton se më 31 mars të vitit 2020 u rrumbullakësua tremujori i tretë i МојДДВ.
Për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2020 qytetarëve që ua kanë skanuar llogaritë fiskale do të ju paguhen gjithsej gjithsej 343,803,953 denarë, ose 5,590,000 euro. Gjatë kësaj periudhe janë skanuar gjithsej 49,946,278 llogari fiskale, është realizuar qarkullim në vlerë prej 21,957,355,689 denarëve, me gjithsej 2,292,026,352 denarë TVSH.

Në krahasim me dy tremujorët e parë është shënuar rritje edhe tek numri i shfrytëzuesve të aplikacionit edhe te numri i llogarive të skanuara, e me këtë është rritur për 15 për qind edhe kthimi i TVSH-së tek qytetarët.

Pagesa për muajt janar, shkurt dhe mars do të fillojë në maj të vitit 2020.