Njoftim i rremë për bomba në dy shkolla private dhe muze

Policia konfirmon se nxënësit dhe punonjësit nuk janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe po merren masa për të identifikuar personin që dërgoi raportet e rreme shpërthyese.
Sot, rreth orës 9 të mëngjesit, mesazhe elektronike për pajisje shpërthyese të vendosura, kan mbërritur në dy shkolla private në Shkup dhe në një Muze. Policia dhe shërbimet kompetente reaguan shpejt dhe verifikimet treguan se këto ishin raporte të rreme.
Policia e Shkupit, per “Plusinfo” ka beret e ditur se i ka ndermarrë të gjitha masat e sigurisë menjëherë, nxënësit dhe punonjësit nuk janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe po punohet për të identifikuar personin që dërgoi raportet e rreme.
Sipas tyre, Sektori i Krimit Kibernetik dhe Sektori i Terrorizmit, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar policor, tashmë po hetojnë se prej nga janë dërguar mesazhet dhe kush qëndron pas tyre.