Genta Ismailit po i ecën gjithçka mbarë.
E kompletuar me familje e karrierë, tani edhe me dashuri.
Këngëtarja e njohur kosovare nuk ka shumë ditë që na prezantoi me të dashurin e saj të bukur me prejardhje turke, të cilin e mbajti mister për shumë kohë, shkruan “Kosovarja”.
Genta po ashtu ka edhe një rreth familjar të ngrohtë, ku e kanë përkrahur në çdo hap të saj, madje tani edhe lidhjen e saj me biznesmenin turk.
Këngëtarja gjilanase shquhet si një femër mjaft e bukur duke i ngjarë nënës së saj Shpresës, e mangut saj nuk ia lënë as dy motrat bukuroshe Anda dhe Mani.
Andaj, lirshëm mund të themi se Genta qenka edhe mjaft e pasur pasi që nuk kanë thënë dhe kot kush ka motra botën ka./Kosovarja/.