Floriani kthehet me një bashkëpunim që se keni pritur

I kishte munguar skenës muzikore tash e një kohë, por duket se pritjes së fansave të tij po i vjen fundi, kjo pasi Floriani ka paralajmëruar këngën e re, shkruan lajmi.net.

E kush e kishte pritur që pas gashtë viteve ai të kthehet në bashkëpunim sërish me dikur anëtarin e ‘BabaStars’ Skivin, pas pritet që gjatë këtij muaji të lansojnë këngën ‘Dredha’.

Kujtojmë që në vitin 2013 Adrian Gaxha së bashku me Florianin dhe Skivin kishin realizuar projektin e shumë pëlqyer ‘Welcome to Prishtina’. /Lajmi.net/